TIRANE-Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të ri që po heton vrasjen e 22-vjeçarit Marvi Mihali për të ndryshuar masën e sigurisë për tre të rinjtë që u liruan në datë 11 maj. Pak ditë më parë gjykata vendosi që të lironte nga burgu Eugen Bitrajn, Kridens Allën dhe Marsel Allën, ndërsa i vetmi që mbeti në qeli është Dejvi Bitraj.
Por pas kallëzimit të babait të 22-vjeçarit Pavllo Mihali, me kërkesë të prokurorit të ri të cështjes Gjergji Tako, gjykata pranoi kërkesën për të ndryshuar masën. Tre të rinjtë që u liruan fillimisht u akuzuan për ?Mos kallëzim krimi?, por prokurori Tako kërkoi ndryshimin e akuzës në ?Vrasjes në bashkëpunim?.
Për të vlerësuar nëse të rinjtë do të rikthehen në burg do të duhet një tjetër seancë nëse do të kërkohet nga prokurori, ndërsa deri atëherë nëse ndodh, do të hetohen në gjendje të lirë.
Pak ditë më parë Pavllo Mihali, babai i 22-vjeçarit Marvi Mihali i cili u vra me thikë pas një sherri për një karikues telefoni në datë 31 korrik 2017 denoncoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda prokurorin e çështjes Artan Lulaj, dy gjyqtarët Bedri Qorri dhe Sokol Pasho dhe oficerin e policisë gjyqësore Kliton Zharri si të korruptuar.
Mihali akuzon se ata kanë marrë ryshfet për të liruar nga burgu 3 nga 4 të rinjtë e arrestuar për vrasjen e djalit të tij. Sipas tij, prokurori dhe gjyqtarët këmbyen gjakun e tij me shumat me para që morën. Pas vendimit të sotëm të gjykatës, qe ndryshoi masen per tre te rinjte, i ati i viktimës Pavllo Mihali u shpreh për mediat se ?Presim të vendoset drejtësia plotësisht?.