Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse gjykata do të vendosë bazuar në prova dhe fakte, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të lihet sot i lirë.
Ky ka qenë komenti i avokatit Maks Haxhia lidhur me deklaratën e një dite më parë të Ambasadorit amerikan Donald Lu për këtë proces gjyqësor, ku deklaronte se ka informacione se gjyqtarëve ju ofrohet ryshfet.
Për avokatin e Tahirit, kjo lidhet me kalkulimin e opinioneve.
"Mesazhi i Lu ishte shumë i rëndësishëm dhe dimensional. Atë mesazh e ndava në dy pjesë, pjesa e parë lidhet me kalkulimin e opinioneve, të dyja palët kundërshtare hapin fjalë për presione dhe para. Mesazhi i Lu ishte shumë i rëndësishëm që gjykata të gjykojë në prova dhe ligj, dhe nëse ndodh kështu Tahiri sot duhet t?i hiqet masa".
Deklaratat Haxhia i bëri ndërsa futej në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Avokati i ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia, ka mbërritur në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deklaratat-e-lu-haxhia-nese-gjykata-gjykon-ne-prova-dhe-ligj-tahiri-lirohet