Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria renditet ndër vendet me evazion të lartë fiskal. Sipas Tatimeve, janë rreth 50 milion lekë që kompanitë nuk i paguajnë buxhetit të shtetit, duke iu shmangur detyrimeve.
Për këtë qëllim, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është nënshkruar një marrëveshje me ERNST & Young Gmbh.
Kryeministri Edi Rama tha se nuk bëhet fjalë për një kontratë konsultimi por bashkërendimi në terren dhe për këtë ai kërkoi bashkëpunimin e të gjitha agjensive.
Rama: Vlera e kësaj skuadre që vjen në Shqipëri për të punuar me agjensitë tona kundër krimit ekonomik dhe evazionit qëndron në faktin se së pari është një skuadër gjermano-amerikane me dy drejtues, njëri me eksperiencë si drejtues i FBI, dhe tjetri si një person që ka mbuluar pozicione drejtuese në strukturat e shtetit gjerman kundër krimit ekonomik. Kjo marrëveshje nuk është marrëveshje konsulence por një marrëveshje veprimtarie të përbashkët në terren.
Një ekip i gjerë gjermano-amerikan ekspertësh do të vendoset këtu në Shqipëri dhe do të punojë ngushtësisht me strukturat e hetimit të Ministrisë së Financave, Hetimit Tatimor dhe Doganor dhe Strukturën e Krimit Ekonomik të Policisë së Shtetit për të mundësuar çeljen e një procesi pune të përbashkët me një metodologji bashkëkohore dhe të sofistikuar dhe rritjen e kapaciteve të këtyre agjencive në goditjen e një fenomeni me të cilin është koha të merremi dhe më thellësisht pasi kemi shënuar dhe disa rezultate të rëndësishme.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, kanë garantuar një rezultat shumë domethënës në identifikimin dhe pastaj ngrirjen e aseteve financiare të krimit.Goditja e rrjeteve të krimit të organizuar kërkon një ndërveprim dhe kordinim midis shumë strukturash dhe nuk mjafton vetëm struktura që është e angazhuar në rutinën e përditshme.Për nga përmasat dhe rrezja e veprimit kjo srtrukturë e re që do të krijohet është shumë më e vogël por për nga synimet dhe përmbajtja është i njëjti model i bazuar tek eksperienca më e mirë ndërkombëtare.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e cilësoi këtë bashkëpunim një vlerë të shtuar, duke nënvizuar edhe rolin e policisë së shtetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nje-agjensi-amerikano-gjermane-do-asistoje-shqiperine-ne-luften-kunder-krimit-ekonomik-dhe-evazionit