Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me dhjetra ton qershi po shkon dëm në qarkun e Dibrës, ku fermerët ankohen për mungesën e tregut, ndaj në protestë simbolike edhe prenë disa pemë. Por në Drejtorinë e Bujqësisë së Qarkut, thonë se problemi i madh nuk është mungesa e tregut por gjendja e rrugës së Peshkopi-Dibër e cila mban larg eksportuesit pasi prodhimi dëmtohet gjatë transportit. Fermerët nga ana tjetër kërkojnë ndërtimin e një qendre grumbullimi e cila sipas tyre do të ishte zgjidhja.
Diber- Një fermer dibran preu një prej pemëve të qershive që kultivon në shenjë protestë për mungesën e tregut që në zonë po çon dëm dhjetra tonë prodhim.
Por në Drejtorinë e Bujqësisë së Qarkut Dibër, drejtori Novruz Jashari thotë se interesi i kompanive eksportuese nuk ka munguar, por problemi i madh është gjendja e rrugës Peshkopi-Tiranë.
Novruz Jashari: Me rreth 460 hektarë tokë të kultivuara, në Dibër ishte përllogaritur të prodhohej rreth 3 mijë ton qershi. Edhe për defektin e mbjelljeve ndër vite, ku pjesa më e madhe e qershisë në Dibër e kultivuar është e varietetit bulat e cila piqet herët dhe nuk i reziston transportit. Kompania në dy ngarkesa që tentoi të nisej drejt Lushnjes dështoi për shkak edhe të dëmtimit të rrugës
Por kushtet atmosferike sipas Drejtorit të Bujqësisë dëmtuan cilësinë e prodhimit. Këtë situatë duket se po shfrytëzojnë përpunuesit e qershisë.
Novruz Jashari: Ka çdo ditë persona qoftë në nivel kompanish, qoftë individë të veçantë që vinë dhe grumbullojnë qershitë. Mund të ndodhë që për shkak të humbjes së cilësisë qershitë mund të bien në 30 lekë.
Fermerët nga ana e tyre thonë se zgjidhja do të ishte ndërtimi i një qendre përpunimi e cila do tu garantonte atyre shitjen e prodhimit, ose në të kundërt paralajmërojnë se do të detyrohen që ti presin të qershitë, ashtu siç kanë bërë në të shkuarën edhe me mollën e famshme të Dibrës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fermeret-presin-pemet-e-qershive-rruga-po-i-mban-peng