Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më shumë se 48 orë pas ngjarjes, shkaqet e helmimit të rreth 24 punonjësve të një biznesi fason në Durrës mbeten ende të panjohura. 5 nga rrobaqepëset morën ndihmë mjekësore mbrëmë në QSUT, ndërsa dy të tjera mbeten në Spitalin e Durrësit. Policia dhe Inspektoriati i Punës po verifikojnë kushtet në vendin e punës, ndërsa shkakun e helmimit pritet ta nxjerrin analizat e specializuara në Tiranë. Duke marrë shkak nga ky rast i fundit, Aleanca Gjinore për Zhvillim iu drejtua me një letër institicioneve të shtetit, ku u kërkon që të marrin masa për sigurinë në punë dhe zbatimin e kodit të punës në sektorin ku punojnë rreth 40 mijë gra.
Helmimi i 24 punonjëseve të një biznesi fason në Durrës, solli edhe një herë në qendër të vëmendjes kushtet e punës në këtë sektor, ku sipas të dhënave punojnë rreth 40 mijë gra në rreth 1 mijë biznese në të gjithë vendin.
Kur kanë kaluar 48 orë nga ngjarja, shkaqet mbeten të panjohura, ndërsa 7 gra, pesë në QSUT dhe 2 të tjera në spitalin e Durrësit, vijojnë të mbahen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërsa policia po verifikon kushtet e punës, Inspektoriati Rajonal i Punës ka nisur një hetim administrativ ndaj firmës që nuk ka raportuar ngjarjen e së shtunës.
Silvana Maksuti: Informacionin e kemi marrë përmes medias, çka do të thotë që në këtë rast subjekti është në shkelje të legjislacionit të punës sepse nuk ka bërë njoftim pranë institucionit tonë.Akoma nuk ka të dhëna të qarta se pse, bashkë me Inspektoriatin e Punës është edhe Inspektoriati Shëndetësor që po e heton këtë çështje dhe nuk kemi akoma të dhëna të sakta se cili ka qenë shkaku i helmimit të punonjëseve.
Aleanca Gjinore për Zhvillim, e cila prej disa vitesh po studion kushtet e punës në qindra fabrika dhe firma të vendit, i është drejtuar me një letër të hapur institicioneve shtetërore ku kërkon zbardhjen e të vërtetës dhe marrjen e masave për sigurinë në punë dhe zbatimin e kodit të punës në këto sektorë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/priten-analizat-shkaqet-e-intoksikimit-te-24-rrobaqepeseve