Këto javë deri në mbledhjen e Këshillit Europian ku vendoset fati i negociatave për Shqipërinë, Tiranën po e vizitojnë shumë depute nga parlamente të vendeve të ndryshme të BE.
Veç skeptikëve siç ishin deputetet holandezë që erdhën për një mision faktmbledhës, nuk mungojnë dhe ata që e mbështesin një vendim pozitiv për vendin tonë në fund të qershorit. Një prej tyre edhe deputeti gjerman nga grupimi i CDU, Mark Hauptman, i cili pas një takimi me kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se do t?i kërkojë kolegëve të tij në bundestag të mbështesin çeljen e negociatave.
Këshilli Gjerman për Politikat e Jashtme ku bëjnë pjesë rreth 2500 figura të njohura të politikes dhe jetës akademike në Gjermani hartoi një raport ku i kërkohej qeverisë së Merkelit të japë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë me BE.