"Gra, mos u mashtroni". Dietologet kunder ilaçeve “magjike” qe shiten online

RTV KLAN 2018-05-28

Views 2

Tendenca për të pasur një trup me forma perfekte nuk përbën më një trend të momentit. Rrjetet sociale, Instagrami apo shfaqjet në pasarela nxisin gjithnjë e më tepër dëshirën për të pasur disa kilogram më pak.

Për këtë arsye, duke iu adresuar gjithnjë femrave, ekzistojnë dhjetra uebsite të cilat reklamojnë produkte dobësimi, çajra apo sprey të cilat ndihmojnë arritjen e një rezultati të dëshirueshëm në pak kohë. Por çfarë thonë dietologët për këtë mënyrë të shpejtë dobësimi?

Pavarësisht dëshirës për të ngjasuar me modelet perfekte, adresimi i gabuar mund të jetë shpesh edhe fatal.

Klan Plus ka denoncuar disa faqe online të cilat tregtojnë ilaçe të tilla me origjinë bimore, që promovohen me efekte çudibërëse. Edhe pse nuk kanë autorizim të shiten në Shqipëri, klientët të cilët bien pre e mashtrimeve janë të shumtë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS