Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në Malësinë e Krujës në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Forca të shumta policie u nisën mëngjesin e sotëm drejt zonave të ashtuquajtura problematike ndër vite në rrethin e Krujës për kultivimin e bimëve narkotike.
Ora News ka mësuar se aksioni është përqëndruar në zonën e Dukagjinit dhe Dervenit në Krujë.
Paralelisht kontrolle po kryhen në zonat e Manzës, Ishmit dhe fshatrat e Shijakut në Durrës.
Burime zyrtare në Policinë e Shtetit thanë se kontrollet janë të vazhdueshme dhe në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/masat-anti-kanabis-policia-nis-skanimin-e-malesise-se-krujes