Report TV - Puthja, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi dalin nga kuvendi duke u përqafuar

Report TV 2018-05-31

Views 6

Deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit, pas tre orësh debat e përplasje dhe akuza ndaj Ramës e Xhafajt. Socialistët u largua rreth dy orë pasi kishte nisur seanca, pasi opozita bllokoi foltoren, ndërsa opozita vijoi seancën, duke transmetuar fjalimet live në ?Facebook?.

Në përfundim të seancës, rreth orës 13:10, deputet u larguan, ku nuk munguan dhe puthjet e përqafimet. Kanë qenë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, që janë ndarë me puthje e rrahje shpatullash.

Siç shihet dhe në video, është Kryemadhi ajo që i ?pëshpërit? diçka në vesh Bashës, teksa i bie me dorë në shpatull. Nuk dihet çfarë kanë biseduar, por shihet se ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrit, çka lë të nënkuptuar se po përgatiten për aksionin opozitar të radhës kundër Ramës.

Share This Video


Download

  
Report form