Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse adoleshentët e komunitetit LGBTI shpesh bien pre e bulizmit, duket se mësuesit shqiptarë heshtin përballë këtij fenomeni. Sipas një studimi të realizuar nga Ambasada Pink, mbështetur nga ajo amerikane, rezulton se 66% e mësuesve nuk reagojnë kur këta te rinj diskriminohen ndërsa 9.3% të tjerë nuk i pranojnë dot adoleshentët e LGBTI në shkollë apo në klasë.
Bulizmi në shkolla është kthyer në një fenomen shqetësues për familjet por dhe për vetë nxënësit.
Pavarësisht kësaj, rezulton se 66% e mësuesve shqiptarë heshtin përballë bulizmit me bazë homofobinë dhe transfobinë.
Madje në studimin e realizuar nga Ambasada Pink dhe ajo amerikane rezulton se 9.3% e mësuesve nuk i pranojnë adoleshentët e LGBTI në shkollë apo në klasë.
Altin Hazizaj: "30% e mësuesve mendojnë se shkaku i diskriminimit të adoleshentëve është orientimi seksual."
E pranishme gjatë publikimit të studimit, zëvendësministrja e Arsimit, Besa Shahini, theksoi masat që ka ndërrmarë Ministria për të luftuar diskriminimin në shkolla.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studimi-66-e-mesuesve-shqiptare-heshtin-perballe-bulizmit-ne-shkolla