Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetarja Valbona Mezini e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se shqiptarët janë populli me depresiv në Evropë, duke shtuar se100 mijë shqiptarë të kthyer nga emigracioni gjatë qeverisjes Berisha u larguan kur erdhi Rama pasi rriti taksat.
Mezini: Mbi 100 mijë shqiptarë të kthyer në kohën tonë, investuan në Shqipëri dhe me të ardhur kjo qeveri që është sot, u larguan sepse ju ngritën taksat dhe ju bë jeta e pamundur. Duhet adresuar çështjet siç janë, 330 mijë shqiptarë të larguar. Dmth është sa numri i banorëve të Fierit të larguar. Është alarm i madh dhe politik bërja duhet të adresojë problemet. Por nuk kemi këtë, por kemi një kryeministër të papërgjegjshëm, i cili thotë se është normale të ketë emigrim. Në një vend serioz ku një kryeministër dështon për të bërë të lumtur popullin e tij, për të përmirësuar ekonomikisht?Shqiptarët sipas indekseve të Eurostatit është populli më depresiv, dhe e ka luks lumturinë. Kjo është Shqipëria?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sonte-ne-360-grade-braktisja-e-shqiperise-1000000-aplikime-ne-shba