Report TV - Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu përballë Vettingut, KPK: Justifikon pasurinë

Report TV 2018-06-01

Views 0

TIRANE-Gjyqtarja e Gjykatës së Kurbinit Marçela Shehu ka dalë sot para Vettingut për kontrollin e pasurisë, aftësive dhe figurës. Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici u shprehën se nga verifikimi i ILDKPKI dhe i vetë komisionit ka rezultuar se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe fshehje të pasurisë. Gjyqtarja rezulton se ka një apartament, një makinë dhe depozitë kursimi.

ILDKPI për gjyqtaren ka dorëzuar raportin me konstatim se është deklarim i saktë pasurie dhe e ka te justifikuar. Ne bëmë verifikim të thelluar, ka deklaruar shtëpi banimi 100m2 në njësi bashkiake nr. 8 në Tiranë, veturë ?Mercedez Benz? blerë në 2016 me vlerë 6 mijë euro, para cash 1 milion e 350 mijë lekë dhe depozitë kursimi për fëmijë. DSIK për sa i përket figurës ka sjellë raport ku shprehet se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe është e përshtatshme për të vazhduar detyrën.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Gjyqtarja u shpreh dakord me të gjitha konstatimet e trupës, ndërsa kërkoi që të vijonte detyrën.

Jam dakord me verifikimet nga ana e KPK-s, kërkoj të vazhdoj detyrën, procesi ka qenë korrekt

Marçela Shehu
Vendimi për gjyqtaren do të jepet në datë 4 qershor, ndërsa pritet që të kalojë vettingun, pasi nuk rezultoi me asnjë problem. Gjyqtarja e Kurbinit Marcela Shehu është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Share This Video


Download

  
Report form