Ora News - Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” fituesit të Sanremos, Ermal Meta

Ora News Lajme 2018-06-01

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tiranës i dhuron "Çelësin e Qytetit" fituesit të Sanremos, Ermal Meta. Është simboli i qytetit në emër të emocioneve pozitive dhe krenarisë që fali këngëtari në festivalin e Sanremos dhe Erurovizionit.

Në mirënjohje për të gjithë emocionet pozitive që fali këngëtari Ermal Meta në Sanremo ku rrëmbeu trofeon e çmimit të parë dhe performancës në Eurovizion, Veliaj i dhuroi Çelësin e Qytetit.

Do të përformojë në kryeqytet, do të ndezë skenën dhe do të frymëzojë qindra të rinj.

Veliaj: Shumë i lumtur sot që Ermali është në Tiranë. E kemi pritur shumë këtë moment. Ishte një ide që lindi me mikun tonë, ambasadorin italian, për 2 Qershorin, që është Dita e Republikës Italiane, por që të simbolizojë produktin më të mirë italo-shqiptar. Jam shumë i lumtur që e gjetëm produktin më të mirë italo-shqiptar. Dua të them që jemi shumë krenarë për ty. Unë e di që s?ke ardhur shpesh në Tiranë, ndaj tani që do vish më shpesh, ke nevojë për një çelës dhe Çelësi i Tiranës u jepet vetëm miqve specialë të qytetit, atyre që i konsiderojmë gjithmonë me derë të hapur.

Nga sakrificat e para të një emigranti, rrëfyer edhe publikisht, Ermal Meta kalon sërish detin. Këtë herë duke sjellë pjekurinë muzikore dhe duke merituar çmime.

Meta: Është krenari e madhe. Kam ikur para 24 vitesh nga Shqipëria dhe ika në një mënyrë shumë të shpejtë, as vetë nuk e kuptova, por u gjenda nga ana tjetër e detit dhe kthehem sot me një çmim jashtë mase të veçantë. Më bëhet shumë qejfi dhe e ndiej veten shumë krenar.

Pedalim për të promovuar çiklizimin, për të përshëndetur adhuruesit dhe të mësuar live impaktin e shqiptarëve.

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha do të jenë të parët ata që do të ndezin sot në mbrëmje skenën e Sheshit ?Skënderbej? dhe për të pritur më pas fituesin e Festivalit të RTSH-së dhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepajn.

Nata e sotme do të kulmojë perfomancën e shkëlqyer të fituesit të Sanremos, këngëtarin shqiptar, Ermal Meta.

Ndërkohë në datën 3 Qershor Sheshi ?Skënderbej? do të ?digjet? nga energjia e Kidës dhe do të kulmojë me performancën e shumëpritur nga gjithë shqiptarët të këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Dy netë të mrekullueshme me dy emra të skenës botërore që i bëjnë shqiptarët gjithmonë krenar. Të dy koncertet do jenë falas për publikun.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-i-dhuron-celesin-e-qytetit-fituesit-te-sanremos-ermal-meta

Share This Video


Download

  
Report form