I ftuar në studion e Report Tv, Klaudio Pulaha, nga rrjeti për të drejta e fëmijëve në Shqipëri, foli lidhur me peticionin për institucionet e nënshkruar nga organizatat për të drejtat e fëmijëve. Pulaha vuri në dukje problemet me të cilat përballen fëmijët në Shqipëri.
Ai tha se problemet startojnë që në kushtet e shkollimit, ku 50% e shkollave në Shqipëri nuk kanë ujë në ambientet e tyre. Po ashtu ai u ndal dhe tek fenomeni i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale me fëmijët, ku tha se 11% e fëmijëve deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht nga të rriturit.