Ora News - Zëri i të rinjve nuk dëgjohet! Fëmijët: E shohim të ardhmen jashtë vendit

Ora News Lajme 2018-06-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupi i Fëmijëve "Zëri 16+", prezantuan në këtë 1 qershor raportin "Zëri i të Rinjve, Shqipëri 2017". Në sallën e parlamentit, të ulur në karriget e kabinetit qeverisës dhe deputetëve, fëmijët e thanë njëzëri angazhimin politik që duhet të ketë për ta. Politika të mirëfillta për ta, marrja në konsideratë e ideve dhe sugjerimeve, por edhe zbatim konkret të tyre, ishin disa nga problemet pët të cilat ata kërkuan zgjidhje. Në raport evidentohet se shumica e tyre e shohin të ardhmen jashtë vendit.

Ndryshe nga një ditë më parë parlamenti shqiptar iu rikthye normalitetit, jo me politikanët të pranishëm ,por me fëmijët. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Grupi i Fëmijëve "Zëri 16+", paraqitën raportin e hartuar prej tyre. Ata e shfrytëzuan këtë takim për t'i tërhequr veshin politikës, që të rikthejë vëmendjen nga ta, dhe të dëgjojnë zërin e tyre. E ulur në karrigen e kryeministrit, kjo vajzë renditi disa prej shqetësimeve kryesore.

"Ne si fëmijë e ndiejmë jo vetëm dëshirën, por edhe nevojën për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje. E ndiejmë në nivel shkolle ku qeveria e nxënësve është strukturë që jo vetëm nuk dëgjohet sic duhet, por nuk i jepet hapësira e duhur për të vepruar sic nxënësit e ndiejnë. E ndiejnë në nivel lokal ku edhe ku kemi praktika të tilla si procese buxhetimi me pjesëmarrje, nuk ka një buxhet specifik që shkon drejtpërdrejt për fëmijët dhe rekomandimet që na japin, nuk i shohin të pasqyruara në buxhetin në mënyrën se si ai ndahet dhe hartohet."

Në seancë, u paraqitën edhe gjetjet e raportit "Zëri i të Rinjve, Shqipëri 2017" ku evidentohet se shumica e të rinjve e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë.

"Pothuajse gjysma e fëmijëve ndihen pesimistë për një kohë të gjatë, ndërkohë që vetëm 45% e tyre janë optimistë për gjetjen e një punë pas përfundimit të shkollës. Dhe kjo gjetje pune konsiderohet që të bëhet jashtë vendit."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zeri-i-te-rinjve-nuk-degjohet-femijet-e-shohim-te-ardhmen-jashte-vendit

Share This Video


Download

  
Report form