Alxhela Peristeri ishte e ftuara e radhës sot në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan. Gjatë emisionit këngëtarja promovoi klipin e saj të ri në gjuhë angleze dhe italiane ?Insanely in love?. Drejtuesi i emisionit Arian Çani pyeti Peristerin përse nuk u zhvesh më shumë në klip por mbeti deri tek këmisha e natës, por gëngëtarja sqaroi se ideja e klipit ishte zhveshja nga komplekset.
Çani: Ishte goditje kjo që ke bërë me këtë këngë. Më bëri përshtypje se është hera e parë që në një klip ti vendos të zhvishesh, më vjen keq që mbete deri te këmisha e natës.
Peristeri: Nuk mund të vazhdoja më shumë se do kthehej në diçka pornografike. Në koncept nuk kishte lidhje me zhveshjen time, por me zhveshjen nga të gjitha komplekset që mund të kemë si njeri për të dashuruar. Kjo ka qenë ideja.