Kombinati ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të dëgjesave publike që në njësitë administrative të kryeqytetit.
I shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, Veliaj prezantoi disa nga ndërhyrjet që janë parashikuar për Kombinatin, në rrugë, në çerdhe dhe shkolla.