Veliaj: Opozita po ben tradheti kombetare

RTV KLAN 2018-06-02

Views 0

Kombinati ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit të dëgjesave publike që në njësitë administrative të kryeqytetit. I shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe kryetarja e Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, Veliaj prezantoi disa nga ndërhyrjet që janë parashikuar për Kombinatin, në rrugë, në çerdhe dhe shkolla.

?Më vjen mirë që disa gjëra i kemi prekur që në fillim, si rregullimi i çerdheve dhe kopshteve. Kemi ndërtuar shkollën e re ?Betim Muço? dhe kemi në plan të ndërtojmë edhe një tjetër te zona e Astirit. Gjithashtu, ju falenderoj për mirëkuptimin sepse po punojmë te blloku i ?Misto Mames?, e po ashtu edhe zona te ?Musine Kokalari? po bëjmë bllokun tjetër, të cilat do t?i përfundojmë brenda verës?, deklaroi kryetari Veliaj.

Ai u ndal edhe te çështja e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian, të cilat do e afrojnë vendin tonë më pranë familjes europiane. Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve për arritjen e këtij qëllimi madhor dhe theksoi se ?t?i thuash popullit që unë nuk e dua Evropën meqë qeveris Edi Rama dhe Partia Socialiste, është tradhti kombëtare?. ?Ata janë duke bërë një tradhti kombëtare, duke sharë vendin kudo jashtë. Ju e dini fare mirë se ka forca ekstremiste edhe në Hollandë, në Francë, kurse Anglinë sapo e nxorrën nga Bashkimi Evropian. Shumë prej këtyre deputetëve të huaj, kërkojnë një sebep, t?u vijë një shqiptar i opozitës e t?u japë një arsye që ata të votojnë kundra nesh. Kjo është tradhti kombëtare?, deklaroi ai.



Kryebashkiaku shprehu bindjen se drejtimin evropian dhe shpejtësinë që duan shqiptarët, e ofron vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë. ?Një gjë nuk ka dyshim: Vetëm Partia Socialiste e çon Shqipërinë në Evropë. Nuk ka diskutim për këtë. A mundet që të ecim më shpejt? Patjetër, mund të kalojmë nga marshi i katërt në të pestin. A ka mundësi t?i bëjmë gjërat me më shumë cilësi? Patjetër, prandaj jemi këtu sot, të marrim vërejtje konkrete. Drejtimin evropian dhe shpejtësinë që duan shqiptarët, cilësinë e qeverisjes, e ofron vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste?, nënvizoi Veliaj.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, deklaroi se Kombinati do të njohë një sërë investimesh të rëndësishme, si përfundimi i pjesës së mbetur të Unazës së Tiranës për të dalë në sheshin Shqiponja, si dhe ndërtimi i rrugës Kashar-Rrogozhinë.

?Shumë shpejt do të fillojmë edhe pjesën e mbetur të Unazës së Tiranës, për të dalë te sheshi Shqiponja. Një investim i rëndësishëm që do të shkojë rreth 60 milion euro për të lehtësuar trafikun. Jemi duke diskutuar edhe me partnerë privat për të bërë rrugën nga Kashari në Rrogozhinë?, u shpreh Gjiknuri, ndërsa lajmëroi një investim të rëndësishëm edhe në energji.



?Qeveria ka bërë ndërhyrjet e saj edhe në infrastrukturën energjetike. Këtu kemi bërë shumë investime në energji dhe së shpejti fillojmë një investim shumë të rëndësishëm prej 10 milion eurosh p...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS