Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
?Ramazani i bekuar është një shans i artë dhe një dhuratë prej Allahut që zemrat dhe gjuhët të shpëtojnë nga sëmundjet dhe urrejtjet me të gjitha llojet e tyre".
Kryeministri Rama zgjodhi këtë hadith të Shejh Abdu Rrezak El-Bedr në iftarin e shtruar nga komuniteti mysliman i Elbasanit për të nënvizuar se Muaji i Ramazanit është një muaj kthjelltësie dhe lehtësimi prej trazimeve.
Rama e përforcoi mesazhin me vargjet e dijetarit të shquar të letrave shqipe, Naim Frashëri, që shkruante: ?Po të nderojë njeriu-njerinë, e ka nderuar edhe Perëndinë. Në zemër tënë e gjejmë Zonë, shtëpija e tij është zemra jonë?.
Kryeministri nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, duke e lidhur edhe me integrimin e vendit.
Rama: Siç shkruan, mbase më katoliku midis katolikëve, At Gjergj Fishta, islami është i pandashëm nga shpirti i vetë kombit tonë. E pikërisht ai thotë: ?Iftari na bashkon në sofër si dritat e kandilave, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanaren e Kishës së Gjuhadolit?.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-mesazh-permes-naimit-po-te-nderoje-njeriu-njerine-e-ka-nderuar-edhe-perendine