http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana në Bienalen e Arkitekturës në Venecia zgjodhi të prezantohej me 3600 imazhe që rrëfejnë në një hapësirë relativisht të vogël historinë e një kryeqyteti që po zhvillohet çdo ditë e më shumë. Aty gjejmë edhe tetë dyer të vjetra të familjeve tiranase që rrëfejnë të shkuarën.Sipas kuratorit Koritari, në hapësirën e madhe të bienales së Venecias, ky është imazhi që mund të jepte më qartë zhurmën e një kryeqyteti në zhvillim që është edhe në përpjekje të ruajtjes së traditës.Tema e këtij viti në Bienalen e arkitekturës në Venecia ishte ?Hapësira e lirë? e çdokush prej shteteve kishte zgjedhur që ose të projektonte hapësirën e lirë të një vendi ose të rrëfente historinë e shndërrimit dhe pushtimit të hapësirave të lira, ashtu sikurse rrëfente Shqipëria në pavijonin e saj.