Ora News - (Pa) siguria në plazhe, sezoni turistik nis pa kulla vrojtimi

Ora News Lajme 2018-06-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vdekja e një pushuesi 22 vjeçar nga Tirana, i cili u mbyt në Gjirin e Lalzit, ditën e shtunë, ngriti sërish pikëpyetje mbi sigurinë në plazhet tona.

Në bregdetin e Durrësit edhe pse sezoni ka nisur prej ditësh, mjafton një vëzhgim i thjeshtë për të konstatuar se siguria mungon edhe këtë verë.
Me vendim qeverie në çdo pesë plazhe duhet të ketë një kullë vrojtimi, por opertorët turistikë dhe autoritetet lokale mesa duket kërkojnë ende kohë për ta implementuar një vendim të tillë.
Plazhi i Durrësit është një destinacion turistik me një numër të lartë pushuesish vendas dhe të huaj po këta të fundit thonë se ndihen të rrezikuar dhe kërkojnë vendosjen e kullave të vrojtimit.

Pushuese: Shumë keq na erdhi, kjo tregon që kullat e vrojtimit duhet urgjentisht.

Pushuese: Është shumë problem që ne këtu nuk kemi asnjë, asnjë njeri nuk është i gatshëm që edhe duhet të jetë i specializuar për këto raste.
Më në jug në Vlorë situata duket se nuk ndryshon shumë.

Nga 50 operatorë turistikë që kanë aplikuar për të përfituar leje për shfrytëzimin e plazheve vetëm tre kanë mundur të fitojnë, arsyeja është mungesa e sigurisë. Kjo ka detyruar autoritetet që të mos lejojnë asnjë mjet lundrimi që të qarkullojë në afërsi 300 metra nga bregdeti.
Mungesa e kullave të vrojtimit apo edhe ndihmës se shpejte shëndetësore shpesh është bërë shkak për viktima në plazhet shqiptare.

Vetëm gjatë vitit 2017 gjatë sezonit turistik humbën jetën rreth 28 persona.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pa-siguria-ne-plazhe-sezoni-turistik-nis-pa-kulla-vrojtimi

Share This Video


Download

  
Report form