Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri zhvilloi një dëgjesë me banorët e Himarës në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë.
Në bashkëbisedimin me banorët, Gjiknuri u ndal tek problematika e pronave e cila konsiderohet ndër më shqetësueset për këtë zonë duke u angazhuar për hapjen e një zyre shërbimi të hipotekës por edhe një zyre të shërbimeve të transportit rrugor.
?E di që problemet më të mëdha në këtë zonë kanë të bëjnë me pronat. Ne sëbashku jemi duke përgatitur edhe projektin, shumë shpejt folëm dhe me kryetarin e bashkisë, në mënyrë që ta bëjmë të mundur hapjen e asaj zyrës së shërbimit në Himarë përsa i përket hipotekës. Pra që ju të mos sorollateni pjesa më e madhe duke shkuar në Vlorë apo pjesa tjetër duke shkuar në Sarandë?, premtoi Gjiknuri.
Më tej, ai tha se po mendohet edhe një masë lehtësuese në funksion të regjistrimit të banesave të vjetra.
?Kemi përgatitur edhe një vendim për të reduktuar në minimum tarifat për regjistrimin e shtëpive të vjetra. Shumë shpejt kjo do të bëhet realitet sepse përtej problemeve të vjetra të pronësisë që janë të trashëguara edhe për shkak të mosmenaxhimit të tokës ka shumë shtëpi të vjetra të cilave u mungon dokumentacioni?, theksoi Gjiknuri.
Duke nënvizuar faktin se në Himarë janë kryer dhe po kryhen investime të rëndësishme në fushën e infrastrukturës, ministri Gjiknuri vuri në dukje ndërhyrjen në fushën e ujësjellës-kanalizimeve.
?Edhe investimet që do të bëhen në ujësjellës kanalizim. Himara është përfituese e një prej projekteve më të mëdha që shkon mbi 40 milion euro e që do të rregullojë një pjesë të mirë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve në qytet janë si rezultat i vëmendjes së qeverisë në këtë zonë?, u shpreh Gjiknuri.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-ne-himar-zyre-hipoteken-dhe-sherbimet-e-transportit