Report TV - SIGAL UNIQA organizon të parin Forum Ndërkombëtar Biznesi në Shqipëri

Report TV 2018-06-04

Views 3

Në prag të 20-vjetorit të themelimit të saj, SIGAL UNIQA sjell në Shqipëri mbi 120 drejtues biznesesh nga e gjithë Europa. Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria, në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të saj në Shqipëri, organizon të parin Forum Ndërkombëtar të Industrisë së Sigurimeve në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mbi 120 CEO dhe Kryetarët e Bordeve Drejtuese të kompanive UNIQA Insurance Group nga 16 shtete Europiane.

Forumi u parapri nga një konferencë për mediat e zhvilluar në ambientet e Hollit Protokollar në Kryeministri, ku merrnin pjesë Zv. Kryeministrja e Shqipërisë Znj. Senida Mesi, Z. Andreas Brandstetter CEO i UNIQA Insurance Group, Z. Avni Ponari CEO i SIGAL UNIQA për Shqipërinë-Kosovën dhe Maqedoninë, Ministra e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, Zv.Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Z. Elton Haxhi, Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme, Znj. Kleopatra Maliqi, Nën-Kryetarja e AMF-së Znj. Mimoza Kaçi, ministra dhe përfaqësuesë të tjerë të qeverisë, përfaqësuesë të institucioneve financiare dhe diplomatike në Shqipëri, Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Z. Johann Sattler etj.

Në fjalën e tij CEO i UNIQA Insurance Group, Z. Brandstetter tha se grupi europian financiar që ai drejton zgjodhi të investojë në Shqipëri 11 vite më parë nëpërmjet SIGAL, sepse tregu ynë ka një potencial të jashtëzakonshëm për tu rritur dhe zhvilluar dhe nënvizoi se ky ka qenë një nga vendimet më të mira që ai ka marrë në biznes dhe se nuk është penduar për këtë. Z. Brandstetter tha se investimi dhe interesi i gjigandit austriak të sigurimeve, UNIQA do të vazhdojë në Shqipëri dhe se bashkëpunimi me SIGAL dhe drejtuesin Z. Avni Ponari është një bashkëpunim i shkëlqyer, korrekt dhe shumë i frytshëm.

Share This Video


Download

  
Report form