Këtë të mërkurë rinisin protestat e minatorëve kundër qeverisë për çeshtjen e statusit te minatorit, që ende nuk është miratuar.
Protesta do të zhvillohet përpara kryeministrisë dhe nëse institucionet nuk do reagojnë minatorët shprehen se tubimi do përshkallëzohet.
Vendimi është marrë pas një takimi të zhvilluar këtë të hënë të shoqatave të minatorëve , gupeve te interesit dhe Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë.
Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikollaj, ftoi minatoret ti bashkëngjiten kësaj proteste, ndërsa i bëri apel klasës politike të qëndrojë larg se mjaft ka abuzuar me këtë kauzë.