Vokshi në Ora News: Në protestën e fundit të opozitës më shumë pjesmarrës se me 27 janar

Ora News Emisione 2018-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, u distancua nga fyerje që deputetë të mazhorancës dhe opozitës shkëmbyen mes tyre gjatë seancës së sotme dëgjimore me kryeredaktorin e RD-së, Bledi Kasmi, për dhunën e ushtruar në protesën e 26 majit.

E ftuar në intervistën e Ora News, Vokshi tha se kolegët socialistë kishin ardhur me skenar në mbledhje për të provokuar debat.

Albana Vokshi: Distancohem nga fyrjet nga cilado palë, por mund të them se ai ishte një skenar i parapërgatitur që më parë nga deputetët e mazhorancës që më së fundi vendosën të mos bojkotojnë Komisionin ashtu sikundër kanë bërë dhe herët e tjera.Që një mazhorancë të bojkotojë është një ngjarje që nuk e shihni shpesh.U jepeshin urdhër të ngrinin celularët dhe të shfaqnin një video e cila për fat të keq është e manipuluar dhe tregon vetëm copëza nga ajo çfarë ka ngjarë në protestën e opozitës të 26 majit.

Dhunën ndaj gazetarit, Vokshi e lidh me faktin se Kryeministri kërkonte të provonte turmën për të fajësuar opozitën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vokshi-ne-ora-news-ne-protesten-e-fundit-te-opozites-me-shume-pjesmarres-se-me-27-janar

Share This Video


Download

  
Report form