Çfare do bente bashkeshortja e Kryeministrit Rama po te ishte ne vendin e tij

RTV KLAN 2018-06-04

Views 1

Zonja Linda Rama ishte padyshim një ndër personazhet që fëmijët e 'Piter Pan' kishin rezervuar shumë pyetje, si për të, ashtu edhe për bashkëshortin e saj, Kryeministrin Edi Rama.

E ftuar në këtë mbrëmje finale të "Në kurthin e Piter Pan", ajo tregoi se si është të jesh gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë, por edhe se çfarë do të bënte ajo nëse do të ishte në një pozicion të tillë.

Si është hall apo qejf të jesh gruaja e Kryeministrit?

Hall nuk është, është e sigurt që nuk është hall, se Kryeministrin e zgjedh populli për të drejtuar vendin dhe është vlerësim shumë i madh të jesh Kryeministër. Por është edhe peshë shumë e madhe, që duhet ta mbash çdo ditë dhe çdo natë.

Kur lindi Zaho, si u ndjeve kishte emocione? Se mami im kur më pa mua qau...

Të gjitha mamatë qajnë, kanë një lot që i rrjedh në momentin që lindin fëmijën, sepse fëmija është bekim. Është bekim dhe këtë e dinë të gjitha mamatë që kanë sjellë një fëmijë në jetë. I vetmi moment dhe e vetmja gjë që është e mrekullueshme është fëmija.

Po të bëheshe ti Kryeministre, çfarë do bëje për popullin?

Nuk do bëja aq sa bën Edi si Kryeministër, jam e bindur për këtë, por se kam menduar ndonjëherë. Po ta fantazoj edhe unë njëherë si 'piterpanistët', për një minutë, të jem dhe unë një minutë Kryeministre.

Për një minutë mund të mendoj që do t'i jepja një vëmendje të posaçme fëmijëve. Nga momentin që lindin deri në 10 vjeç. Do të modernizoja sistemin, nuk do të vonohesha asnjë ditë, do të modernizoja të gjithë sistemin arsimor për këtë grupmoshë, sepse unë kam një besim shumë të madh tek vetja, se fëmijët janë e vetmja Europë që kemi mes nesh dhe ne duhet t'i trajtojmë si europianë./tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form