Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në iftarin e shtruar nga myftinia Shkoder, me rastin e muajit te madhërueshëm të Ramazanit.
Pjesë e kësaj sofre bujarie, ishin edhe drejtuesit vendor, klerikë fetarë dhe besimtarë që gjatë këtij muaji, bëhen pjesë e agjerimit dhe lutjeve.
Në fjalën e tij myftiu i Shkodres, imam Muhamed Sytari foli mbi rëndësinë që ka ky muaj në jetën e çdo besimtari, pasi agjerimi është një nga 5 shtyllat e këtij besimi. Gjithashtu ai u ndal edhe tek situata që kalon sot bota, ku shqetësimi në rritje vjen nga fryma islamofobe që përhapet.
Imam Muhamed Sytari, myfti i Shkodres: Le të lutemi bashkarisht që allahu mëshirbërës ta begatojë popullin shqiptar.
Presidenti Meta ishte i shkurtër në mesazhin që përcolli, duke ju uruar besimtarëve mysliman, agjerim të pranuar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/meta-ne-iftarin-e-shtruar-nga-myftinia-shkoder