Klima e tensionuar politike e javëve të fundit duket se nuk ka ndikuar aspak në ecurinë e reformës zgjedhore. Angazhimi i palëve duket maksimal në përmbushjen e një prej detyrave të lëna nga Brukseli për klasën politike. Bashkëkryetari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar, Oerd Bylykbashi thotë se po punohet me 6 prej çështjeve prioritare, me një metodologji të re, ku ekspertiza ndërkombëtare ka një rol primar.
"Tashmë kemi bërë një qasje të re që garanton më shumë akses, transparencë por mbi të gjitha i kemi dhënë një rol primar ekspertizës ndërkombëtare, Këshillit të Europës përmes Komisionit të Venecias, OSBE-ODIHR për ato 6 tema që ne kemi vendosur si çështje prioritare sië është votimit elektronik, shitblerja e votës, abuzimi me burimet shtetërore, pjesëmarrja e emigrantëve në votim, media etj".
Deri më tani palët janë në fazën e mbledhjes së ekspertizës përmes ëorkshopeve, por presioni ndërkombëtar dhe qasja e re e punës sipas Bylykbashit mund të çojë në një draft të ligjit elektoral brenda muajit Qershor.
"Presioni ndërkombëtar është shumë i lartë, shtetet anëtare të BE dhe BE vetë e ka prioritet reformën zgjedhore. Volumi është i madh, por kjo qasje besoj do na japë mundësinë që përmes ekspertizës më të mirë puna të ecë më shpejt dhe nga fundi i Qershorit të jemi në fazën e draftimit të legjislacionit të ri, që në fillim të sesionit të ardhshëm të kemi draftet për aprovim nga komisioni dhe në parlament".
Pak ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Tomas Greminger u shpreh besimplotë për finanlizimin e kësaj reforme, por ai sugjeroi që teknologjia përpara se të aplikohet në zgjedhjet parlamentare të testohet në ato lokale.