Report TV - Gjyqtari Edmond Islamaj dhe prokurori Dritan Prençi kalojnë në "sitën" e vettingut

Report TV 2018-06-05

Views 0

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, është gjyqtar i parë mashkull që pritet të kalojë me sukses procesin e Vettingut. KPK lexoi sot raportin për Islamajn, prej ku rezultoi se ai ka pasuri me burim të justifikuar dhe nuk ka kryer deklarim të rremë.

Nga hetimet e KPK, rezulton që gjyqtari të ketë dy apartamente në Durrës, ku njëri është në pronësi të bashkëjetueses, 1000 m2 tokë arë në Kavajë, dy garsionere dhe garazh+dyqan te Shkëmbi i Kavajës, si dhe një autoveturë.

Vetë gjyqtari Islamaj ishte i pranishëm në seancën dëgjimore, ku deklaroi se pasuria e tij dhe e familjes së tij është e trashëguar nga gjyshërit.
Pas gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, edhe prokurori Dritan Prençi, i cili është një prej prokurorëve që po heton dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pritet të kalojë me sukses Vettingun, pasi nga hetimi i KPK ka rezultuar me një pasuri modeste.

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë pritet të konfirmohet në detyrë, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se ai ka pasuri të ligjshme dhe nuk ka kryer deklarim të rremë. Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se prokurori Prençi ka një apartament banimi 74 m2 në Kashar, të marrë me kredi, si dhe një makinë 'Golf' të blerë vetëm 50 mijë lekë.

Share This Video


Download

  
Report form