Ishte futur për t?u larë në Liqenin e Farkës, por 12 vjeçari nuk ka arritur dot të dalë, duke u mbytur. Daniel Delia kishte shkuar bashkë me dy shokët e tij në Liqenin e Farkës, por për shkak të myshqeve, nuk ka dalë dot. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës, dhe i mituri pavarësisht se ishte me dy shokë, nuk ka dalë dot nga Liqeni.
Daniel Delia banonte në Shkozë dhe kishte shkuar te Liqeni i Farkës rreth orës 14:00 për të notuar. Sipas dëshmisë që kanë dhënë dy shokët e tij, Danieli nuk ka dalë dot nga liqeni për shkak të myshqeve dhe ka rrëshqitur. Tre të miturit kishin disa minuta që po notonin në Liqen.