Zbardhet vrasja e biznesmenit ne Vlore, arrestohen dy persona

RTV KLAN 2018-06-06

Views 1

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e biznesmenit në Vlorë, Vasil Dervishaj 29 vjeç, i cili u ekzekutua me armë mbrëmjen e 4 Qershorit.

Policia ka identifikuar dy vrasësit që dyshohet se qëlluan 29-vjeçarin dhe janë shpallur në kërkim. Ata janë me iniciale E.A. 31 vjeç lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë, dhe A.C. 28 vjeç lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Ndërkohë, janë arrestuar dy persona të tjerë të dyshuar të cilët kanë përkrahur autorët e krimit. Të arrestuarit janë Nekid Arapi 21 vjeç nga Vlora dhe Amarildo Grembi (Muka) 28 vjeç nga Vlora.

Në vendin ku ndodhi krimi, policia sekuestroi një kallashnikov me një krehër me fishekë, një gëzhojë arme dhe një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar. Gjithashtu është sekuestruar edhe një makinë "Audi", me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Dy personat që janë shpallur në kërkim akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për përkrahje të autorëve të krimit.

Biznesmeni i kafesë, Vasil Dervishaj u ekzekutua me armë kur po udhëtonte me makinën në lagjen "Pavarësia". Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa policia nuk ka dhënë ende asnjë motiv për shkaqet e ekzekutimit mafioz.

Share This Video


Download

  
Report form