Ora News - Minatorët protestë para kryeministrisë

Ora News Lajme 2018-06-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Minatorët protestuan përpara kryeministrisë, për të kërkuar miratimin e statustit të tyre; një draft që është hartuar nga Ministria e Industrisë dhe Energjisë bashkë me grupet e interesit në 2017, por i pamiratuar ende nga qeveria, me argumentin e efekteve të mëdha financiare në buxhet.

Në propozimet e tyre kërkohet rritja e masës së pensionit në 30 mijë lekë në muaj, nga 16 mijë lekë që është ai aktual. Me prioritet, në draft konsiderohen katergotitë e dalë në pension para viteve 2000. Gjithashtu kërkohet kontrolle shëndetësore peridioke falas dy herë në vit, si dhe prioritet në politikat sociale sic është e strehimit.

Në protestën e tyre, minatorët parashtruan disa kërkesa.

Ata thonë se janë siguruar me pagë minimale çka pensioni i tyre nuk i kalon 20 mijë lekë të reja në muaj

Policia nuk kishe miratuar lejen për zhvillimin e protestës. Organizatorët e saj sindikalistët Taf Koleci dhe Kol Nikolla u shoqëruan nga efektivët e komisariatit nr 1 të policisë për shkak të tubimit të paligjshëm.

Sindikatat e miranorëve, punonjësëve të tokës janë të ndarë. Një pjesë e tyre u bashkua në këtë aksion, të tjerëve u bë thirrje të jenë të martën në orën 10 në protestën e ardhshme, ku minatorët nuk përjashtojnë mundësinë e grevës së urisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/minatoret-proteste-para-kryeministris

Share This Video


Download

  
Report form