Ora News - Balla në Librazhd: Nuk guxon më njeri të marrë para për të dhënë drejtësi

Ora News Lajme 2018-06-06

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të PS,Taulant Balla dhe ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato informunan banorët e njësisë administrative Orenj në Librazhd rreth mbarëvajtjes së reformës në drejtësi, procesi i cili do të sjellë efekte pozitive për çdo qytetar.

Balla: Efekti i parë i reformës në drejtësi është se sot nuk guxon më njeri të marrë para për të dhënë drejtësi. E dyta është ajo që po luftojmë të gjithë, është hapja e negociatave. Ne do të kishim dashur që në këtë proces të kishim edhe opozitën për të lobuar së bashku për hapjen e negociatave. Do të ishte që opozita të ishte me ne për të kërkuar hapjen e negociatave, sepse nga hapja e negociatave nuk përfiton PS, por përfitojnë shqiptarët.

Edhe Ministrja Qato në të njëjtën linjë theksoi rëndësinë e hapjes së negociatave dhe rolin e madh që ka pasur Reforma në Drejtësi në këtë drejtim

Qato: Ky rekomandim nuk do të kishte ardhur nëse mandatin e kaluar nuk do të kishte ndodhur i gjithë ai proces i Reformës në Drejtësi.

Në Librazhd ministrat u njohën edhe me shqetësimet e banorëve në lidghje me sistemin e shëndetësisë. Ata thanë se këto shqetësime i janë përcjellë menjëherë Ministres Manastirliu.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-e-qato-ne-librazhd-informojne-banoret-reformen-ne-drejtesi

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS