Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-" />
Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-"/>

Ora News - "Lista e zezë" e ndërtuesve, Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerët

Ora News Emisione 2018-06-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-t, Arta Lame, njoftoi "listën e zezë" të 236 subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve, me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit, sot me një njoftim të dytë ky institucion solli një listë të re të korrigjuar me ndërtuesit problematikë.

Artan Lame i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, sqaroi se ka pasur reagime të subjekteve por edhe gabime nga ana e institucionit.

Artan Lame: Nëse qeveria vendimin për legalizimin e pallateve të braktisura apo pallateve me shkelje e ka marrë në janar të 2017, ne na thonë në maj të 2018 se nuk e kemi marrë seriozisht këtë histori.Kështu e shtymë dhe me një javë dorëzimin e listës paraprake. Pati nga ata që u përfshinë gabimisht. Gabon me firma që kanë ndërrruar 3-4 emra, ti e di se është kjo firmë. Në fakt ajo është mbyllur dhe me atë emër është një firmë tjetër dhe vjen dhe thotë pse me ke nxjerrë emrin.

Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje dhe 3-4 institucione. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ishte vënë gabimisht, ajo ka deklaruar për një shtesë para 2-3 vjetësh për një legalizim. Po punojmë për një listë, ka dy vjet që u kemi bërë thirrje institucioneve, për një listë të institucineve publike që kanë për të legalizuar, kanë bërë ndërtime pa leje. Po ribëjmë listën. Një nga këto ishte Drejtoria e Doganave. Është normale që ku ha bukë do bësh dhe thërrime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lista-e-zeze-e-ndertuesve-lame-hoqem-122-subjekte-kane-kohe-edhe-134-te-tjeret

Share This Video


Download

  
Report form