Basha bllokon foltoren, akuza për vëllain e ministrit Xhafaj, ndërpritet për të dytën herë seancën

Report TV 2018-06-07

Views 0

"Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj". Kjo ka qenë kërkesa e Lulzim Bashës drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, pasi në punimet e seancës mungonin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kreu i PD e quajti papërgjegjshmëri mungesën e tyre, duke shtuar se duhet të vijnë dhe të japin llogari për akuzat e opozitës në ngarkim të tyre.

Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Nëse kanë vendosur të mos vijnë, le ta çojnë deri në fund. Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së (Edmond Spaho) është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të çlirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit.

Lulzim Basha, kryetar i PD
Ruçi i ndërpret fjalën Bashës: Bëni kërkesë për interpelancë me Ramën
Por kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën Bashës pasi kërkesa e tij ishte jashtë rendit të ditës dhe në shkelje me rregulloren e Kuvendit. Sipas tij, opozita duhet të bëjë kërkesë me shkrim për interpelancë me kryeministrin, siç e parashikon rregullorja e Kuvendit.

"Bëj kërkesë me shkrim për interpelancë me kryeministrin dhe Kuvendi do ta shqyrtojë. Thirreni në mocion".

Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit
Për një moment kjo solli irritimin e deputetëve demokratë të cilët u mblodhën në foltore duke përsëritur të njëjtin skenar si katër javët e fundit, por këtë herë Basha i largoi opozitarët, duke qëndruar i vetëm në foltore.

Insistimi i Bashës për të mos u larguar nga foltorja, bëri që Ruçi të ndërpresë punimet e Kuvendit për 10 minuta deri në rikthimin e normalitetit. Edhe rinisja e seancës nuk solli normalitetin në Kuvend. Ruçi i ndërpreu sërish fjalën Bashës duke ndërprerë punimet e Kuvendit edhe dy herë të tjera. Por punimet e kësaj të enjte, ndryshe nga seancat e kaluara nuk u transmetuan në Facebook as nga Lulzim Basha dhe as nga PD, duke hequr dorë kështu nga ajo që jemi mësuar të shohim seancat e javëve të kaluara

Share This Video


Download

  
Report form