http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Guardia Di Finanza ka goditur sërish një grup të strukturuar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 10 ton hashash.Sasia e drogës ishte fshehur në motorin e një anijeje peshkimi në ujërat pranë ishullit të Sicilisë.
Në pranga janë vënë 9 persona, 8 anëtarë të ekuipazhit dhe kapiteni i anijes. Anija, me emrin "Quest", e që mbante flamurin e një nga vendeve të ulëta, është monitoruar nga policia italiane për muaj të tërë, ndërsa ekzekutimi i operacionit është kryer menjëherë, pasi masat e marra në flagrancë janë miratuar nga Gjykata e Catanias më 6 qershor.
Mjeti lundrues ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë Juglindore.
Ende nuk dihet se ku ishte ngarkuar sasia e madhe e lendes narkotike si dhe destinacioni final i saj.