Berisha: Greket po u imponohen shqiptareve per detin

RTV KLAN 2018-06-07

Views 0

Duke ju referuar burimeve te tija, ish-Kryeministri Berisha paralajmeron se për marrëveshjen për detin, pala greke po imponohet duke vendosur në tryezën një propozim për të cilin nuk kërkon asnjë diskutim.

"Grekët në mënyrën më arrogante dhe prepotente i kanë dorëzuar palës shqiptare marrëveshjen përfundimtare dhe i kanë thënë: Merreni se për këtë s?ka asnjë koment, asnjë diskutim. Pra, që s?mund ta komentojmë e diskutojme. Ishulli Othon merr fuqi të plotë, si për ujërat territoriale ashtu dhe për zonën ekonomike. Ai ishull që bëri zhurmë pala greke i bën të qartë palës shqiptare se ishulli ka të gjithë fuqinë si një ishull të banuar".

Si fakt domethënës për besueshmërinë e burimeve që citon, ish-Kryeministri përmend dhe deklaratën e bërë nga ministri grek i Mbrojtjes.

"Kamenos është një ekstremist, ka thënë se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Ndaj kujt do t?i zgjerojë? Sigurisht ndaj Shqipërisë".

Berisha akuzon dy bashkëkryetarët e grupit negociator për palën shqiptare se duke marrë urdhra direkte nga Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm po anashkalojnë propozimet që janë diskutuar në dy raundet e negociatave mes dy ekipeve.

"Disa anëtarë të delegacionit kanë shprehur refuzimin e plotë, kanë bërë letra për shefat e tyre ku i njoftojnë për imponimin që kërkon të bëjë pala greke. Skapi famoz dhe agjenti Meçollari arrinin që të falsifikojnë edhe minutat e diskutimeve, të bindin për të firmosur letra pasi janë hequr gjërat nga aty. Dy persona, secili më i zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Meçollari, i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë. Nga Edi Rama, anëtarët kanë marrë kërcënime për largime imediate nga Athina dhe bisedime".

Vetë ministri i Jashtëm nuk preferoi të komentojë deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha, i cili përgjigjen në emër të mazhorancës e ka marrë në sallën e kuvendit nga kreu i grupit parlamentar socialist.

"Tradhëtinë e bëre ti Sali".

Në fazën aktuale, dy ekipet negociatore të dy vendeve kanë zhvilluar një takim në Tiranë dhe një në Greqi pa bërë asgjë publike për çka është arritur. Ata janë mjaftuar me deklarata të dakortësuara se ka frymë të mirë bashkëpunimi.

Share This Video


Download

  
Report form