Policia ka vënë në pranga autorin e një plagosjeje të ndodhur rreth 3 javë më parë në qytetin e Vlorës.
Kështu, në pranga përfundoi 34-vjeçari Nikollaq Çepaj (Taullaraj), banues në Vlorë. Policia i sekuestroi atij edhe pistoletën me të cilën dyshohet se kreu plagosjen, si dhe 1 automjet tip BMW X5 me targa AA838DS.
Më datë 16 Maj, Çepaj plagosi 34-vjeçarin E.L.(D), ngjarje e ndodhur brenda ambienteve të një lokali në lagjen ?Pavarësia?./tvklan.al