Ora News - Punimet në autostradën Tiranë- Durrës, nisin sot e mbyllen brenda qershorit

Ora News Lajme 2018-06-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot kanë nisur punimet për restaurimin e pjesëve të dëmtuara të autostradës Tiranë-Durrës, e cila është amortizuar në një pjesë të madhe.

Punimet do të përfundojnë brenda qershorit. Ky është premtimi që dha Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro dhe Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

"Do ndërhyhet në 31 metra katror, pjesa më e rendësishme Kashar-Durrës, do të përfundohet brenda qershorit. Brenda dy javësh është e mbyllur. Për sezonin turistik që nis realisht në korrik rruga të jetë funksionale " u shpreh kreu i ARRSh-se

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë e quajti një ndërhyrje në një nga segmentet më problematike dhe më të rënduara.

Damian Gjiknuri: "Për shumë e shumë vite ky aset i rëndësishëm nuk ka pasur ndërhyrjen e duhur. Dhe sot erdhi në momentin kur nuk mbante më. Kjo është ndërhyrje emergjente për të përballuar fluksin dhe për të eliminuar të gjithë problematikat. Por kjo rrugë meriton një ndërhyrje më serioze për të cilën ne jemi duke e planifikuar.

Po përse nuk është ndërhyrë më parë?
Gjiknuri përgjigjet: "Kontrata e mirëmbajtjes me Bankën Botërore për 1300 km rrugë ka pasur problemet e veta të trashëguara dhe realisht gjatë kësaj kohe zgjidhëm të gjithë ngërçet kontraktuale dhe administrative që kishte mes këtij projekti që ishte gati të dështonte dhe autoriteteve shqiptare."

Pse filluam tani?
"Për shkak të lënies pas dore për shumë kohë dhe keqmenaxhimit të kësaj kontrate në fazat e para" nënvizoi ministri

Qytetarët që duan të shkojnë në jug të marrin rrugën e Elbasanit,dhe të shkojnë në Rrogozhinë për ta evituar këtë segment.

Pse nuk u arrit të bindet BB?
"Sepse projekti ishte për mirëmbajtje. Kjo rrugë është shkatërruar. Rruga është shumë e vjetruar nuk ka pasur ndërhyrje në kohë. Është ndërtuar 20 vjet më parë dhe do punojmë me policinë rrugore të mos lejohyen kamionët e mbikaruar të kalojnë të mbajnë ato nivele peshash që lejohen sipas ligjit" tha Gjiknuri

Por ndërhyrja nuk mjafton?

"Kjo rrugë kërkon ndërhyrje serioze që projekti i BB nuk i përfshin. Korrik Gusht nuk do të ketë probleme.

Ndërhyrja është e mjaftueshme për 1- ose 2 vjet dhe brenda kësaj periudhe ministri u shpreh se po shikojnë të përfundojnë të gjithë projektin e detajuar, dhe financimin për të bërë ndërhyrjen më serioze që mund ti japë jetë rrugës për shumë vite.

Gjiknuri ka dhe një përgjigje për ata që thonë: Pse tani?

"Fatkeqësisht këtu për çdo gjë që bën të thonë plaç! Por realisht ata që kërkojnë llogari pse u ndërhy tani e jo më parë të fillojnë ta kërkojnë llogarinë tek vetja kur kanë pasur mundësinë ta bëjnë këtë ndërhyrje kohë më parë dhe jo ta linin rrugën të katandisej në këtë pikë"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nis-nderhyrja-ne-autostrade-aksi-qafe-kashar-vore-do-te-jete-i-bllokuar

Share This Video


Download

  
Report form