http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e krimeve të rënda dënoi me burgim të përjetshëm Sadedin Sulën porositësin e vrasjes së bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2016 në Shkodër.
Në seancën e kësaj të hëne prokuroria kërkoi dënimin maksimal për 47 vjecarin, kërkesë e cila u pranua nga gjykata në dhënien e vendimit.
Prokuroria arriti të gjejë pas gati dy vjetësh vrasësin e vërtetë të Suela Sulajt, e cila u mbyt për vdekje në mobilierinë e bashkëshortit të saj në Shkodër.
Prokurori i çështjes Henrik Ligori arriti të ndërtojë profilin gjenetik të 35 vjecarit Fation Karmneshta i cili rezulton si vrasësi i Suela Sulajt pasi ishte kontraktuar nga bashkëshorti i viktimës.
Ndonëse në atë kohë 47 vjecari mohoi akuzat, Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte marrë përgjimet telefonike të tij.
Në datën e krimit Sula kishte shoqëruar ish bashkëshorten në vendin e punës e më pas ishte larguar. Por nga përgjimet doli se ai fliste me të dyshuarin kryesor Fatjon Karmeshtna, punëtor në mobilerinë e tij, të cilit I kishte kërkuar të realizonte vrasjen.
Për të provuar këtë akuza arriti të merret kampionë gjenetikë. Pasi mbyti Suela Sulajn në tualetin e biznesit, autori piu ujë me një shishe. Pas nxjerrjes së profilit gjenetik dhe krahasimiT të tij me 35 vjecarin, hetuesit dolën në konkluzionin se ato përputheshin plotësisht. Po ashtu profili i vrasësit rezultonte dhe në thonjtë e viktimës e cila kishte tentuar të shpëtonte.
Krimi besohej se kishte motiv dyshimet e burrit se gruaja e tradhtonte. Ndërkohë, Fatjon Kreshta gjykohet në dosje të vecuar.