Report TV - 3 vjet ndryshim, rikualifikohet blloku pranë Ambasadës Amerikane

Report TV 2018-06-11

Views 0

Ndonëse shumë afër qendrës, blloku i banimit që kufizohet nga rrugët ?Stavro Vinjau?, ?Qamil Guranjaku? dhe ?Pjetër Budi? në Njësinë 2, pranë Ambasadës Amerikane, nuk kishte njohur investime prej gati 20 vitesh. Banorëve u është dashur të bashkëjetonin me baltën në dimër, pluhurin në verë dhe zaptimin e pronës së përbashkët.

Sot, tre vjet nga ardhja e administratës së re në krye Bashkinë e Tiranës, lagja me sipërfaqe 24 mijë m2, është transformuar plotësisht, ku veç rrugëve, trotuareve të reja dhe vendeve të parkimit, i janë shtuar hapësirat e gjelbra, këndet rekreative dhe argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi, inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin e bllokut dhe theksoi se ndryshimi i lagjes do t?i shërbejë më shumë se 5 mijë banorëve.

Kjo njihet si lagja e Ambasadës Amerikane, por vetëm emrin ka të tillë sepse nuk i ngjan fare Amerikës. Nga Amerika e ndante vetëm një mur, por këtej ishte Kandahar, andej Amerikë. Nuk po them se sot është bërë Amerikë, por kemi një hapësirë shumë herë më qytetare. Fakti që njerëzit thonë: Po, këto i bëri bashkia, ama unë mbolla një lule, një pemë, dhashë pak hapësirë, kontribuova me pak punë, më bën të ndihem shumë krenar që i shërbej një qyteti që ka kaq shumë solidaritet. Pavarësisht numrit të madh të problemeve, ky qytet mbrun një ndjenjë familjare; pra sillemi si një familje, kur vjen puna tek interesi i përbashkët.

Share This Video


Download

  
Report form