Rama: Synojme 250 mije te punesuar ne turizem

RTV KLAN 2018-06-11

Views 2

Qeveria shqiptare flet me shifra optimiste si për numrin e turistëve, që vitet e ardhshme pritet të zgjedhin Shqipërinë si destinacionin e tyre të pushimeve, ashtu dhe për numrin e të punësuarve në sektorin e turizmit.

Në një takim me të rinjtë të punësuar në një kompleks turistik në plazhin e Durrësit, Kryeministri kërkon që vëmendja e tyre të fokusohet tek arsimi profesional, pasi tregu në përgjithësi dhe sektori i turizmit në mënyrë të veçantë, thotë ai, kërkon profesionistë që aktualisht mungojnë.

Në kompleksin e vizituar nga Kryeministri dhe Ministri i Turizmit, nga 100 të rinj të punësuar, 60 % vijnë nga shkollat profesionale të Agroturizimit. Nxënësit që përfundojnë arsimin profesional, sipas Kryeministrit janë garanci për zhvillimin e turizmit dhe cilësi në shërbim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS