Një breshkë e rrallë me një peshë afro 40 kg ka rënë në rrjetat e peshkatarëve mëngjesin e sotëm në brigjet e Orikumit. Breshka është e llojit Kareta ka një moshë afro 45 vjeccare dhe është e matrikulluar me kodin AL 1059. Peshkatari Sherif Durmishi, i cili nxori Breshkën në breg shprehet se ajo nuk ka dëmtime dhe ëhstë me shëndet të plotë. Sipas tij, afrimi i këtyre specieve në breg vjen edhe si pasojë e ngrohjes ujore dhe moratoriumit.