Ora News - Burri që vrau gruan u kërkon ndjesë fëmijëve: I lashë mes katër rrugëve

Ora News Lajme 2018-06-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Durrësit la në burg pa afat Çlirim Shahollin, 42 vjeçarin që të premten vrau me sende të forta bashkëshoerten e tij, Ardjanën.

Në seancën për masën e sigurisë, ai shfaqi pendesë duke i kërkuar falje 6 fëmijëve që siç tha i la në mes të rrugës për shkak të një veprimi që e cilësoi momental dhe aksidental.

?Nuk kisha për qëllim të vrisja bashkëshorten. Gjithçka ishte momentale dhe aksidentale. Jam penduar për veprimin tim. U kërkoj falje fëmijëve dhe gjithë familjarëve për këtë gabim fatal. Nuk di çfarë të them, të vendosë drejtësia. Më vjen shumë keq që lashë fëmijët jetim, mes katër rrugëve?

Shaholli u lut ta besonin që ai vetëm sa e kishte shtyrë dhe viktima ishte rrëzuar në dysheme ku dhe përplasi kokën, por gjykata mori parasysh kërkesën e prokurorisë për arrest me burg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/burri-qe-vrau-gruan-u-kerkon-ndjese-femijeve-i-lashe-mes-kater-rrugeve

Share This Video


Download

  
Report form