Ora News - Eksperti i KiE: Me legalizimet u blenë vota në 2017, pse shqiptarët e shesin votën?

Ora News Lajme 2018-06-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertët e KiE kanë konstatuar jo vetëm fenomenin e shitblerjen por edhe mënyrat e blerjes së votës. Para, punësime në administratë si dhe favoreve klienteliste të gjitha në këmbim të votës. Të gjitha janë diskutuar gjatë një tryeze për shitblerjen e votës. Në tryezë demokratët kërkuan që votimi elektronik të aplikohet në këto zgjedhje ndërsa përfaqësueist e majtë ofruan angazhim të të gjithë aktorëve kundër këtij fenomeni.

Ekspertët e Këshillit të Europës i janë referuar të dhënave nga raportet e shqoërisë civile në Shqipëri për të treguar se sa e nevojshme është të gjenden rrugët për të evituar shitblerjen e votave. Në një tryezë me kosmisionin e posaçëm të reformës zgjedhore eksperti Quentin Reed tha që sipas këtyre të dhënave janë gjetur edhe format si blihet vota.

Quentin Reed: ?Shitblerja e votës është një krim që duhet ndëshkaur me lijg, por fillimisht duhet kuptuar pse votuesit e shesin voten e tyre. Nga studimet e bëra në Shqipëri, 20% të shqiptarëve u janë ofruar para për votën ndërsa 5-6% janë detyruar të marrin pjesë në aktivitete politike në vitin 2017. Shitblerja e votës realizohet në disa mënyra, në këmbim të parave, të mallrave, por edhe me anë të punësimeve në administratë. Gjithashtu edhe kontratat e legalizimit të banesave janë përdorur për të blerë votat?

Të dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm si ai i PS dhe i PD shprehën angazhimin për ta evituar këtë fenomen dhe sipas demokratëve një nga mënyrat është futja e votimit elektronik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksperti-i-kie-me-legalizimet-u-blene-vota-ne-2017-pse-shqiptaret-e-shesin-voten

Share This Video


Download

  
Report form