Ora News - Kamp refugjatësh? Meta: Duhet konsensus për marrjen përsipër përgjegjësi të tilla

Ora News Lajme 2018-06-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
A është diskutuar në takimin e kryeministrit me Presidentin Meta lajmi i bërë publik në mediat ndërkombëtare se Shqipëria mund të kthehet në një kamp refugjatësh?

"Nuk e kemi diskutar këtë çështje. Unë mendoj se çdo vendim duhet të merret në dialog të qeverisë, parlamentit dhe çdo institucioni tjetër, pasi marrja përsipër e përgjegjësive të tilla duhet të gëzojë dhe një konsensus" u shpreh Meta si përgjigje interesit të gazetarëve pas aktivitetit për sensibilizimin e fushatës së dhurimit të gjakut.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh dje në një intervistë për agjencinë turke Anadolu u shpreh se pretendimet për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh apo qendre për trajtimin e luftëtarëve të huaj, nuk reflektojnë të vërtetën. Ai tha se Shqipëria ka ngritur një qendër e cila është një qendër studimore, programesh, analizash, ndërveprimesh kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe që është propozuar që të zgjerohet në një qendër rajonale, qendër ekselence që ka të bëjë me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe që trajton në rrugë të ndryshme këtë fenomen.

Sipas tij kjo nuk ka të bëjë asgjëkund me ndonjë koncept të një qendre në kuptimin e një qendre grumbullimi njerëzish dhe aq më pak pastaj me "konceptin krejtësisht të pavend dhe madje qesharak të mbledhjes së gjithë ish-ushtarëve të ISIS-it (DEASH) në këtë qendër".

Pra është thjeshtë një fantazi. Ndërkohë sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. Secili duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon.

Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë bashkë me tjerët dhe të marrim pjesën që na takon, por nuk jemi të gatshëm që të bëjmë atë që të tjerët nuk duan ta bëjnë, duke qenë shumë më të pasur, duke qenë shumë më të fuqishëm se ne", tha dje Rama.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kamp-refugjatesh-meta-duhet-konsensus-marrjen-persiper-te-pergjegjesive-te-tilla

Share This Video


Download

  
Report form