Dëgjesa me artistët, Trebicka: Jemi në këtë pikë nga mungesa e transparencës

Report TV 2018-06-14

Views 1

Aktori Alfred Trebicka Trebicka ka marrë fjalën në dëgjesën me kryebashkiakun Veliaj duke theksuar se të gjithë artistët e duan teatrin e ri me kushte moderne, por thënë që bëhet fjalë për territorin që i përket Teatrit Kombëtar të cilin duan ta grabisin.

Ky diskutim është ajo që kemi dëshiruar 27 vite më parë. Përsa i përket çështjes së Teatrit, nuk mendoj se ndonjë nga ne do një teatër me kushte minimale.

Nuk mendoj se ndonjëri nuk do teatër madhështor. Këtu bëhet fjalë për një territor që është i Teatrit dhe duan ta grabisin.

Ajo çka na ka prurë deri në këtë pikë është mungesa e transparencës, e këtij kontakti që ne kemi sot. Ruajtja e një territori si objekt është qëllim.

Memoria është memorie, kujtesa është kujtesë. Gjithsecili ka qenë në Romë ose më larg se Roma dhe të gjitha vendet që ka folur Musolini janë ruajtur se aty është vendi ku ka folur ai i poshtri ai qelbësira.

Thelbi është territori, ajo hapsirë e lakmueshme. Nëse bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin, e ai territor të mbetet i Teatrit i?a kemi arritur qëllimit.

Alfred Trebicka, aktor

Share This Video


Download

  
Report form