Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vjedhja e bagëtive është kthyer në shqetësim për banorët e Gjoricës në Bashkinë e Bulqizës.
Pas një serie grabitjesh në banesa e biznese, hajdutët që veprojnë në zonë kanë vendosur në fokus bagëtinë.
Rastet janë me dhjetra në pak kohë, ku më i fundit është grabitja e tre lopëve një familjeje në fshatin Crenec. Sabri Miftari thotë se në të njëjtën natë, u grabitën edhe të tjera familje në fshat, ndërsa flet për dëm të madh ekonomik, pasi me bagëtinë siguronte të ardhurat për të jetuar.
Sabri Miftari: "Më kanë vjedhur 3 lopë dhe një viç. Kërkoj ndihmën e policisë e organeve kompetente."
Banorët thonë se e kanë denoncuar në polici fenomenin, por sipas tyre asnjë autor ende nuk ka përfunduar në pranga
Grabitja e bagëtive është kthyer në një fenomen shqetësuar në disa rrethe të vendit, ku në pak kohë rreth 100 lopë janë grabitur vetëm në Tiranë dhe me dhjetra të tjera në fshatrat e myzeqesë.
Dyshimet janë se kafshët përfundojnë ne thertore e më pas në treg për mish.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rikthehen-hajdutet-e-lopeve-blegtoret-e-bulqizes-ne-alarm