Atë e kemi parë si modele, si prezantuese, si një vajzë ?rebele? që guxon të thotë hapur atë që shumë pak njerëz do të guxonin të thonin në ekran, kemi parë dhe imazhet e saj herë seksi dhe provokuese. Por për herë të parë prezantuesja e njohur televizive, Einxhel Shkira u shfaq për publikun në një tjetër dimension të jetës së saj, si bijë. Ajo ka prezantuar sot në në emisionin ?Rreze Dielli? në Report TV babain e saj, arkitektin, skenografin dhe piktorin Myzafer Shkira.
Që të dy treguan gjatë bisedës se si raporti i tyre është krejt i veçantë dhe jo si ai tradicional e autoritar i prindit me fëmijën. Arkitekti dhe skenografi Shkira shpjegoi se gjatë rritjes së dy fëmijëve, (të Einxhit dhe djalit Alois) ai i ka kushtuar rëndësi më shumë krijimit të një raporti miqësor në mënyrë që ti lejonte ata të jenë vetvetja.
Që kur kanë qenë të vegjël nuk e kam menduar për atë raportin që kur vjen babi, çdo gjë sistemohet, duhet të thotë ai fjalën e fundit. Gjatë gjithë rritjes, kam qenë shumë afër me ta që Enxhi dhe Aloisi të jenë pjesë e shoqërisë time dhe jo vetëm pjesë e thjesht e trungut të familjes. Doja që ata të kishin vetveten kur ishin me mua. Nuk e kam parë mirërritjen si pjesë të një disipline të fortë, e kam parë shumë liberale. Nuk më ka rezultuar edhe në kohë që autoriteti me këtë lloj formati të ketë qënë pozitiv. Kanë qenë fëmijë me shumë probleme pikërisht për shkak të autoritetit të shtirur të prindërve. Unë Enxhin e dija ku do shkonte, sepse shkoja e çoja, e merrja vetë kur ishte për tu marrë.
Babai i Einxhel, Myzafer Shkira