Gati tenderi per By Pass-et te Fierit dhe Vlores

RTV KLAN 2018-06-15

Views 0

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë mbyllur fazën parakualifikuese për përzgjedhjen e firmave që do të vijojnë punën për përfundimin e dy By Pass-eve, atë të Fierit dhe Vlorës.

Lajmin e ka dhënë gjatë një inspektimi në Fier ministri Damian Gjiknuri. Mësohet se nga 40 kompani që kishin paraqitur oferta janë përzgjedhur për të bërë garën përfundimtare 16 firma për secilin aks. Ministri i Infrastrukturës tha se segmenti i Fierit do të përfundojë brenda 1 viti.

 ?Këto ditë do të hapet tenderi për fazën përfundimtare që është dorëzimi i ofertave financiare dhe jam besimplotë që brenda këtij viti ne do të fillojmë punimet edhe në këto dy By Pass-e të rëndësishme. Shpresojmë që By Pass-i i Fierit vitin tjetër të jetë i përfunduar kurse By Pass-i i Vlorës do të dojë më shumë kohë.?

Brenda dy javëve do të përfundojnë punimet e rehabilitimit të Unazës Lindore të Fierit. Për këtë arsye është devijuar edhe trafiku nga rrethrrotullimi i Patosit deri në daljen për në Vlorë.

?Edhe njëherë u kërkojmë ndjesë qytetarëve por njëkohësisht edhe të na mirëkuptojnë. Është një periudhë shumë e shkurtër por përfitimi do të jetë shumë i madh.?

Projekti i Unzës Lindore në Fier parashikon rikonstruksionin e rrugës deri në Levan, ku bëhet lidhja me autostradën Fier ? Vlorë.

Share This Video


Download

  
Report form